Saturday, October 5, 2024

RRETH NESH

 

Kongresi Studentor është një nismë e Qëndresës Qytetare në partneritet me Bordin Kombëtar Studentor dhe Elsa Albania, e mbështetur nga Olof Palme Center.

Në këtë event kombëtar studentët nga i gjithë vendi tregojnë maturinë e tyre, forcojnë zërin dhe marrin persipër të shndërrohen në kontributorë të sistemit arsimor, duke vlerësuar arsimin si një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit dhe mirëqënies sociale. Sfida kryesore e kësaj nisme është fuqizimi i rolit të studentit në jetën universitare dhe publike të vendit.

Në fokus të Kongresit Studentor janë çështjet e të drejtave dhe shërbimeve studentore, etika dhe integriteti akademik, transaprenca, politikat dhe strategjitë për arsimin.

Produkti kryesor i Kongresit Studentor është ndërtimi i një “Agjende Kombëtare” me fokus përmirësimin e jetës studentore dhe rritjen se cilësisë në arsim. Në funksion të këtij qëllimi Kongresit Studentor do të zgjedhë nëpërmjet të deleguarve të vet një strukturë përfaqësimi, e emërtuar ‘Komisioni i Kongresit Studentor’, e cila e përfaqëson në institucionet më të larta të vendit.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist