KONGRESI I PARË STUDENTOR

Pritet të zhvillojë punimet e tij përgjatë muajit Nëntor 2022

ÇFARË ËSHTË

Eventi më i rëndësishëm studentor në nivel kombëtar, në të cilin bëhen bashkë studentët nga e gjithë Shqipëria.

PËR ÇFARË

Studentët zgjedhin përfaqësues që përçojnë zërin e tyre në institucionet më të rëndësishme të vendit.

SI

Studentët ndajnë përvoja, shqetësime dhe mbajnë referime mbi sfidat e tyre në raport me cilësinë e arsimit në vend.

SA

130 delegatë studentorë mblidhen për të përfaqësuar zërin e 120 000 studentëve nga e gjithë Shqipëria.

Studentët nga e gjithë Shqipëria bëhen bashkë

Ky Kongres Studentor, i pari i llojit të vet, pritet të mbahet gjatë muajit Nëntor 2022 ku do të zhvillojë punimet dy-ditore, me pjesëmarrjen e studentëve të të gjitha niveleve dhe nga të gjitha qytetet universitare në vend, Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Korça, Vlora dhe Gjirokastra.

Në këtë event studentët tregojnë maturinë e tyre, forcojnë zërin dhe marrin persipër të shndërrohen në kontributorë të sistemit arsimor, duke vlerësuar arsimin si një nga shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit dhe mirëqënies sociale. Sfida kryesore e kësaj nisme është fuqizimi i rolit të studentit në jetën universitare dhe publike të vendit

Strukturat e Kongresit

Kongresit Studentor do të ndërtoje një “Agjende Kombëtare” me fokus përmirësimin e jetës studentore dhe rritjen e cilësisë në arsim. Në funksion të këtij qëllimi Kongresi Studentor do të zgjedhë ‘Komisionin e Kongresit Studentor’.

Agjenda Kombëtare do të jetë një udhëzues me politika dhe objektiva specifike të dala gjatë Kongresit Studentor, të cilat do të përcaktojnë orientimin e punës së Komisionit të Kongresit për t’i adresuar në mënyrë emergjente pranë institucioneve përgjegjëse deri në kongresin e rradhës.

Komisioni i Kongresit Studentor është struktura drejtuese e ngritur si rezultat i punimeve të Kongresit, e cila do të ngarkohet me ndjekjen e Agjendës Kombëtare, përfaqësimin e interesave të studentëve në rang institucional si dhe ofrimin e ekspertizës mbi pikat e agjendës së përftuar nga punimet e Kongresit. Komisioni do të përbëhet nga 15 anëtarë,  emrat e të cilëve do të aprovohen me votë nga Kongresi.

Marrin pjesë në Kongres

60 delegatë (6 universitetet e rretheve do të përfaqësohen me nga 10 delegatë për universitet)
40 delegatë (4 universitetet e Tiranës - 10 delegatë për universitet)
20 delegatë (Nga universitetet jopublike)
10 delegatë (Nga organizatat partnerë dhe kontributorë të kongresit)

Pjesëmarrja në tërësi do të jetë 130 delegatë, të cilët do të përfaqësojnë 120 000 studentët e vendit prej të cilëve do të përzgjidhen 15 anëtarët e Komisionit të Kongresit Studentor.

Një punë parapërgatitore takimesh dhe konsultimesh do të zhvillohen gjatë periudhës para mbajtjes së kongresit, ku do të zhvillohen 3 takime në 3 qytetet e rretheve të Shqipërisë si dhe 2 takime në universitetet e Tiranës me qëllim prezantimin e aktivitetit dhe konsultimet me studentet e përzgjedhur të çdo universiteti.

* Anëtarët e Këshillave Studentore dhe ato të Senatit do të pranohen automatikisht si delegatë të Kongresit pa pasur nevojën e mbledhjes së nënshkrimeve të nevojshme.

Çfarë do të ndodhë përgjatë Kongresit Studentor?

Gjatë dy ditëve të punimeve të Kongresit Studentor do të ketë referime, artikuj, analiza, debate lidhur me tematika që lidhen me studentët. Çdo grup delegatësh do të referojë problematikat që reflekton universiteti i tyre dhe jo vetëm.

Tematikat potenciale për tu artikuluar në Kongres mund të jenë:

✔️ Të drejtat e studentëve                                           ✔️ Shërbimet studentore

✔️ Etika dhe integriteti në mësimdhënie                     ✔️ Transparenca dhe llogaridhënia

✔️ Politikat, strategjitë dhe investimet kombëtare      ✔️ Jeta akademike dhe jeta studentore

Nis tani rrugëtimin tënd drejt Kongresit

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Add New Playlist